Fitorja e Ramizit në Drenas

Shkruan: Imer (Xhemail) Lladrovci

Dje përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve vendore. Zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha. Ndonjė incident i vogël që u shënua aty-këtu, u tejkalua me mjeshtri e zgjuarësi. Por duhet patjetër të nënvizohet fakti se për njė ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e shtetit të Kosovës incidentet ishin pothuajse inekzistente. Zgjedhjet janë momente kur armiqtë e Kosovës përpiqen të shkaktojnë çrregullime serioze për të dëshmuar se ky shtet i ri nuk di të sillet në mënyrë të civilizuar, por, si duket, edhe armiqtë e kanë kuptuar se kapacitetet demokratike të Kosovës janë të mjaftueshme për t‘u përballur me çdo sfidë siguri që lidhet me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, kështu që ekziston përshtypja e përgjithshme se është kuptuar se s’ia vlen barra qeranë për të investuar energji destruktive që prodhon incidente dhe ngatërresa.

Në 21 komuna kemi fitoren pa balotazh të kandidatëve, kurse në 17 të tjera emrat e fitimtarëve do t‘i marrin vesh pas përfundimit të raundit të dytë. Ramiz Lladrovci konkurroi këtë herë si kandidatë i pavarur me Listën e tij. Dhe fitoi! Jo vetëm ai si kandidat për kryetar të Drenasit, por edhe lista e tij e asamblistëve siguroi numrin e nevojshëm për të marrë vendimet që kërkojnë shumicën absolute. Fitorja e Ramizit është e dyfishtë, kurse Partia Demokratike e Kosovës, Kryesia Qendrore e saj në Prishtinë, edhe përkundër rezultateve të mira mandatet e mëhershme dhe mbeshtetjes pothuajse të plotë në degën vendore të PDK-së për ta nominuar Ramiz Lladrovcin si kandidat të PDK-së në Zgjedhjet nuk e çoi atë në garë, por z. Petrit Hajdari. Në qendër thuhej se edhe „dadën Razë, po ta kandidojë PDK-ja fiton në Drenas“. Dje zgjedhësi e tha fjalën e tij përfundimtare: duke ia dhënë besimin Ramiz Lladrovcit dhe Listës së tij. Zgjedhësi s’e votoi „dadën Razë, por njeriun që e luftoi me mjete demokratike këtë formë të voluntarizmit politik që formulon teza të tilla të thjeshtëzuara që në rrugë të gjatë prodhojnë telashe serioze brenda Partisë. Politika që formulohej mbi opsionin se „me siglën e PDK-së në Drenas fiton edhe dada Razë“ pësoi fiasko të dielën. Duke qenë se kjo filozofi politike dështoi në Drenas, atëherë ata që e përfaqësuan këtë opsion, Memli Krasniqi ishte njëri nga ata, duhet të marrin përsipër këtë dështim. Nëse Kryetari dhe Kryesia nuk e marrin seriozisht këtë problem, atëherë shpejt a vonë pasoja e injorimit të këtij vendimi do t‘i ndjejë krejt PDK-ja. Filozofia politike që qëndron pas parullës së „dada Razë“ nuk funksionon, rrjedhimisht ata që bëjnë llogari të tilla dëshmojnë se nuk kanë aftësi e cilësi të duhura udhëheqësish. Kjo garniturë edhe në të ardhmen mund të marrë vendime që e çorodisin anëtarësinë e PDK-së. Jo të gjithë kandidstët e refuzuar të PDK-së do të tregonin fisnikëri si Ramizi. Të tjerët mund të marrin vendime që do ta trondisnin unitetin partiak, kështu që asnjë klan në parti nuk duhet të llogaris në mbështetje të pakushtëzuar.

Pas shpalljes së rezultateve, Ramiz Lladrovci iu drejtua mbështësve të tij me fjalë miradije për mbështjen me votë dhe besnikërinë e tyre. Duhet të theksojmë se këtë mbështje zgjedhore nuk duhet keqinterpretuar si një sjellje të vetëkuptueshme. Zgjedhësi në Drenas veproi me ndërgjegje të plotë. dhe me votën e tij dha një mesazh të qartë. Ai duhet të lexohet dhe interpretohet drejt. Zgjedhësi nuk përfilli vendimet e qendrës dhe as makinacionet e ndryshme vendore e qendrore kundër Ramizit. Gara e djeshme ishte specifikë, sepse u mbajtë në kushte të veçanta. Ramizi doli kundër vendimit të Kryesisë Qendrore të Partisë, por jo kundër Partisë. Këtë gjë ai s’e bëri për arsye karrieriste, por pse ai brenda Partisë përfaqëson një opsion të caktuar. Vota që iu dha nuk lidhet vetëm me punën dhe përkushtimin e tij, por edhe me vizionet e tij politike. Pranvera dhe vera e këtij viti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 ishte shumë e tendosur, Zgjedhësi ka besim se Ramiz Lladrovci nuk premton gjëra që s‘i bën. Në fund të fundit politika në thelbin e saj është çështje besimi, nuk është vetëm retorikë. Zgjedhësi në Drenas ka besim se Ramiz Lladrovci qeveris me kompetencë dhe guxim, se ai kudo i mbron interesat publike maksimalisht. Ramiz Lladrovci nuk shpenzoi mjete të veçanta për fushatën zgjedhore, sepse kishte bindjen se puna dhe përkushtimi i tij do të duhej ta mbronin, ndryshe nga kundërshtari i tij që kishte mbështetjen e partisë. Petrit Hajdari hynte ndër kandidatët që kishin shpenzuar më së shumti mjete financiare për fushatën e tij zgjedhore. Megjithatë, duhet ta shënojmë edhe këtë fakt: një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve Petrit Hajdari tregoi përgjegjësi qytetare kur njohu rezultatin dhe e uroi për fitoren e tij Ramiz Lladrovcin.

Fushata zgjedhore, siç e dimë, ka qenë e ashpër dhe e pamëshirshme. Ramizi u përballë edhe me një shantazh të gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilit pala kundërshtare ia kishte ofruar një inqizim të para disa vitesh, me të cilin shanrazhuesit donin të zgjonin dyshimin se qeverisja e tij s‘kishte qenë aq e pastër. Ramizi tha në ballafaqim me gazetarin Lirim Mehmetaj se ai po bëhej pjesë e një loje të fëlliqur që ka për qëllim ta paraqes atë si një udhëheqës të korruptuar komunal. Falë durimit dhe të mendimit të tij metodik, ai e përballoi me sukses këtë ballafaqim. Si duket, kjo mënyrë e shantazhimit të tij, i irritoi zgjedhësit dhe ata ia dhanë mbështetjen e plotë përmes votës qysh në raundin e parë,duke i siguruar fitoren Ramiz Lladrovcit pa balotazh, gjë që nuk ndodh shpesh pas gjërave të tilla. Ky rast tregon se shpifjet nuk janë gjithmonė efektive.

Fitorja e Ramizit në Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë