Esat Shala: “Të kam kritiku e urrejtë, por ti më ke respektuar – urime fitoren Ramiz Lladrovci”

Esat Shala, arkivuesi i mijëra videove të luftës së UÇK-së, ka reaguar pas fitores pa balotazh të Ramiz Lladrovcit në zgjedhjet komunale në Drenas.
Në një postim emocional, ai ka pranuar se shpesh e ka kritikuar dhe ofenduar Lladrovcin, por gjithmonë është befasuar nga durimi dhe respekti që ky i fundit ka treguar ndaj tij, transmeton portali DrenicaOnline.
“Shpesh herë të kam fy me fjalë, të kam kritiku e të kam urrejtë. Gjithmonë i kam thënë vetes pse ky njeri duron kaq shumë dhe prapë më respekton mua. Unë të kërkoj shumë falje për gjithçka dhe nuk dua nga ti asgjë përveç respektit që ke pas ndaj meje dhe familjes time, dhe që vazhdon ta kesh. Ty të don populli, dhe ai vendos për punën dhe karakterin tënd. Urime vazhdimi i detyrës si kryetar i Drenasit e suksese”, ka shkruar Shala.
Postimi i tij është mirëpritur nga shumë qytetarë, të cilët e kanë cilësuar si shembull të ndershmërisë dhe pajtimit qytetar.