Burim Bujupi falënderon qytetarët: Sipas rezultateve nga terreni, kam marrë mbi 800 vota

Kandidati për Asamble Komunale nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, Burim Bujupi, ka njoftuar se sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, ka arritur të marrë mbi 800 vota, ndërsa numërimi i kutive pritet të nisë së shpejti, transmeton portali DrenicaOnline.

“Të dashur familjarë, bashkëvendas, miq, shokë e dashamirë,
Me zemër plot mirënjohje e emocione të forta, ju njoftoj se sipas rezultateve nga terreni, kam arritur të fitoj mbi 800 vota dhe të bëhem Asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Ky rezultat është fryti i besimit tuaj, i përkushtimit të përbashkët dhe i punës së ndershme që kemi bërë bashkë gjatë gjithë fushatës.
Faleminderit Arllat! Faleminderit Drenas!
Ky është suksesi ynë i përbashkët”, ka shkruar Bujupi.

Bujupi pritet të jetë njëri ndër asamblistët më të votuar në Drenas, duke e cilësuar këtë rezultat si fitore të përbashkët të qytetarëve kampion./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë