Njëri nga të përfshirët e përleshjes me armë në Komoran, u lirua nga burgu veç 4 ditë më parë

Njëri nga personat të cilët sot u rrahën mes vete në Komoran të Drenasit, ka vetëm katër ditë që është liruar nga burgu.

Kështu raporton nga vendi i ngjarjes, gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, e cila shton se të njëjtit mes vete kishin përleshje fizike të rëndë edhe para dy muajsh.

Ndryshe, në përleshjen e sotme, mes të dyja palëve, u përdorën edhe armë zjarri dhe mjete të forta mekanike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë