Publikohet audio incizimi, Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiqin dhe Listën Serbe

Është publikuar një audio-incizim ku dëgjohet Fatmri Sheholli tashmë i dyshuar për sipunazh, duke biseduar me dy persona në lidhje me Listën Serbe dhe me kryeterroristin Milan Radoiçiqin.
Nga audio incizimi që ka siguruar RTK, dëgjohet Sheholli duhet treguar për ndikimin dhe miqësinë e tij me Serbinë por edhe miqësinë e tij me Millan Radoiçiqin.
Një pjesë e bisedës:
“Edhe ajo që atë e dinë, e dinë që në atë pjesë ka mjaft vehabista, e kështu me radhë
Bashkëbiseduesi: Po, në vendin tonë po
Sheholli: Po në atë kuptim edhe për disa financat e tyre, e kështu me radhë. Më tej nuk do të doja të shkojë të bisedoj me atë institucion sepse pashë që ekziton një mur i vogël. Dua të jem korrekt
Bashkëbiseduesi 2: E qartë
Sheholli: Kjo le të mbetet mes nesh, sepse këtë nuk mund të zgjidhim me ta, këtë duhet ta zgjidhë ose ministri ose direkt presidenti i shtetit. Unë jam me ta para së gjithash mik i mardh, përndryshe edhe punojmë aktivisht…Pozita ime është shumë….për opinionin e çuditshme.
Bashkëbiseduesi 2: Kontroverse. E di, e kuptova
Sheholli: Sepse
Bashkëbiseduesi 2: Mendova që kjo fillimisht ishte një sulm publik(mediatik), disa gjëra kështu…pastaj e kuptova
Sheholli: Për opinionin është ashtu
Bashkëbiseduesi 2: Po
Sheholli: Unë kam përkrahje të madhe në Serbi
Bashkëbiseduesi: Në Serbi?
Sheholli: Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe në gjithçka…
Bashkëbiseduesi: Aha
Sheholli: Ashtu duhet të jetë…e kuptoni…
Bashkëbiseduesi: Po, po, po
Sheholli: Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion por nga ana tjetër, unë po hapem këtu me ju që ta dini me kënd
Bashkëbiseduesi: Bravo ju qoftë, bravo
Sheholli: Do të thotë duhet të… miku im i madh është Milan Radoiçiqi. Miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të, merre me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri më tani