Mobilizim i madh në Lipjan, qytetarët gati për fitoren e Shukri Bujës!

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë të Lipjanit në Restorantin “Berlini”.

Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme, me energji, entuziazëm dhe mobilizim të plotë për ngjarjen e madhe të fitores që do të mbahet të premten, në ora 19:00, në Palestrën e Re Sportive.

“Fitorja është e jona dhe do ta festojmë së bashku me qytetarët tanë!”, ka theksuar Buja, i cili vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme në çdo takim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë