Pësoi lëndim të rëndë në kokë, Feronikeli’74 tregon për gjendjen shëndetësore të futbollistit

Futbollisti i Feronikelit’74 Diellor Beseni, ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë të shtunën në ndeshjen kundër KEK-ut, në ligën e parë.

Klubi përmes një njoftimi, bëri të ditur gjendjen shëndetësore të Besenit.

Në njoftim thuhet, se ai sot ka kryer me sukses një intervenim.

”Klubi FC Feronikeli 74 njofton se futbollisti ynë, Diellor Beseni i lenduar ne ndeshjen e fundit kunder FC Kek-u ka pësuar një frakturë të kafkës dhe sot ka kryer me sukses një intervenim mjekësor. Aktualisht, Diellori po qëndron nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar.” thuhet në njoftimin e klubit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë