Gratë dhe vajzat e Lipjanit, forca e fitores së Shukri Bujës!

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim frymëzues me vajzat dhe gratë e Lipjanit, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në programin dhe vizionin për qeverisjen e ardhshme.
“Idetë dhe zëri i tyre janë thelbësore për programin, si dhe ekipin tonë në këto zgjedhje,” – u shpreh Buja, duke shtuar se gratë do të kenë një rol të fuqishëm në vendimmarrje, fuqizim social e ekonomik, si dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal.
Ai garantoi se në mandatin e ardhshëm, gratë do të jenë pjesë kyçe e ekzekutivit komunal, duke kontribuar me profesionalizëm, energji dhe vizion.
“Me ne, fitorja është e grave,” përfundoi Buja, mes duartrokitjeve të pjesëmarrëseve që shprehën mbështetje të plotë për të dhe ekipin e tij.