Krasniqi kërkon shtëpi me qira për Abelard Tahirin në Komoran!

Gazetari i njohur nga Drenasi, Vullnet Krasniqi, ka reaguar me ironi ndaj pranisë së deputetit Abelard Tahiri dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë së PDK-së në këtë komunë, të cilët po qëndrojnë prej ditësh për të mbështetur kandidatin e tyre për kryetar komune.
Me një postim thumbues, Krasniqi ka shkruar se duhet të kërkohen shtëpi me qira në Komoran për Abelard Tahirin, si dhe tre shtëpi të tjera në Korroticë, Çikatovë dhe në Drenas për kryesinë e PDK-së, pasi, sipas tij, ata “po bëjnë gjumë në zyrat e partisë”.
“Qekaq me rëndësi Drenasi? Pak si vonë?”, ka shtuar ai, duke ironizuar angazhimin e vonuar të lidershipit të PDK-së për këtë komunë.