Shukri Buja në Lipjan: Energjia po rritet, fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe në tubimin e radhës zgjedhor, që u mbajt sonte në Dobratinë, Llugë, Gllanicë, Torinë dhe Poturovc.

Buja tha se mbështetja e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe se kjo energji do të shndërrohet në punë, përkushtim dhe projekte konkrete për jetën më të mirë të lipjanasve.

“Sepse qytetarët meritojnë më shumë – dhe vetëm ne ua garantojmë këtë! Fitorja është e jona, fitorja është e Lipjanit!”, deklaroi ai.

Fushata e Shukri Bujës po merr hov të madh, duke konsoliduar mbështetjen në çdo vendbanim të komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë