Hysni Mehani kërkon sqarim mbi llogaritë bankare të Sami Lushtakut

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehani, ka ngritur dyshime mbi të hyrat dhe pasurinë e kundërkandidatit të tij, Sami Lushtaku.

Në një postim të tij në rrjetin social “facebook”, Mehani ka theksuar se është e pakuptueshme se si një zyrtar komunal, me një pagë mujore prej rreth 1 mijë eurosh, ka mundur që brenda 12 muajve të rrisë llogarinë e tij bankare me mbi 111 mijë euro.

“Qysh mundesh me pagë rreth 1 mijë euro në muaj, për 12 muaj me i shtu në llogari 111,497.96€? Kush mundet me qenë ky zyrtar komunal dhe pse pikërisht Sami Lushtaku?”, ka shkruar Mehani.

Ai ka thënë se qytetarët e Skenderajt meritojnë transparencë të plotë për pasuritë dhe të hyrat e përfaqësuesve të tyre, duke kërkuar llogaridhënie nga Lushtaku dhe zyrtarët përgjegjës./Rajoni.info/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë