Familja Mehmeti i bashkohet rrugëtimit politik të Shukri Bujës në Lipjan

Rrugëtimit politik të kandidatit për kryetar të Komunës së Lipjanit nga PDK, Shukri Buja, i është bashkuar me krenari dhe emocion të veçantë familja Mehmeti, një prej familjeve më të njohura dhe me kontribut të madh në këtë komunë.

Artist i njohur, kantautor e producent, Bekon Mehmeti, i cili me artin e tij ka ngritur emrin e Lipjanit brenda dhe jashtë vendit, ka vendosur të bëhet pjesë e ekipit të Shukri Bujës. Po ashtu, kësaj nisme i është bashkuar edhe Albulena Mehmeti, mami në gjinekologji dhe autore e emisionit “Liria ka emër”, që trajton kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familja Mehmeti ndër vite ka lënë gjurmë në kulturë, teatër, sport dhe mjekësi, duke u bërë pjesë e pandashme e zhvillimit të Lipjanit. Ky bashkim, siç u vlerësua nga Buja, është dëshmi e fuqisë së vizionit dhe besimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Mirë se erdhët Bekon dhe Albulena. Bashkë për Lipjanin, bashkë për zhvillimin!” – tha Shukri Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë