Avokati i njohur: Ligji ia lejon kryetarit të komunës të negociojë për pronën komunale, fitorja e Ramiz Lladrovcit është e sigurt

Avokati i njohur Petrit Lladrovci ka reaguar pas publikimit të audioincizimit, duke theksuar se fundi politik i kundërshtarëve është i pashmangshëm, ndërsa fitorja e Ramiz Lladrovcit në Drenas është vetëm fillimi i fundit për ta.
“Fitorja e Ramiz Lladrovcit është e sigurt. Prandaj i ka kapur panika. Kush ka frikë, le të përgatitet. Fundi i tyre do të vijë më shpejt se ngritja. Ngritja është e vështirë sepse tërhiqet nga forca e gravitetit, por rënia shumëfishon shpejtësinë për të njëjtën arsye”, është shprehur ai.
Sqarimi ligjor për negocimin
Sipas avokatit Lladrovci, Ligji nr. 06/L-092, neni 8 pika 1.3 dhe neni 11, i japin kompetencë Kryetarit të Komunës që të zhvillojë negociata lidhur me pronën e paluajtshme të komunës dhe më pas ta dërgojë propozimin final për miratim në Kuvendin Komunal.
Ai thekson se investimet publiko-private janë realitet në çdo komunë dhe se komuna përfiton drejtpërdrejt nga bonuset e ndërtimit:
Sa më shumë ndërtohen metra katrorë, aq më shumë përfiton komuna, pasi përqindja e përfitimit lidhet me sasinë e ndërtimit.
“Po të kishte pasur shkelje penale ose civile, moti do të ishte ngritur çështja në prokurori apo gjykatë”, tha Lladrovci.


Për audioincizimin
Avokati sqaroi se incizimi ka qarkulluar prej më shumë se një viti, por është ruajtur qëllimisht për t’u publikuar tani, në kulmin e fushatës.
Sipas tij, incizimi pa autorizim është vepër penale, përveç nëse dërgohet menjëherë tek organet e ndjekjes me qëllim të zbulimit të një vepre penale. “Kusht është dërgimi, jo mbajtja për shantazh”, potencoi ai.
Ramiz Lladrovci – figurë e jashtëzakonshme
Petrit Lladrovci kujtoi gjithashtu se Ramiz Lladrovci ka mbi 40 vite ngritje në rrethana të jashtëzakonshme.
“Ramizi nuk është rastësisht vëlla i Fehmi Lladrovcit dhe shok i Adem Jasharit. Dje u shënua 33-vjetori i aksionit të parë të UÇK-së kundër forcave serbe, ku ai ishte pjesëmarrës dhe bashkorganizator. Kjo e tregon rrugëtimin e tij”, tha ai.
Përfundimi
Sipas avokatit, fitorja e Ramiz Lladrovcit si kryetar komune është e pandalshme.
“Fundi politik i kundërshtarëve është i pashmangshëm. Rënia e tyre do të jetë shumë më e shpejtë se ngritja jonë”, deklaroi Petrit Lladrovci.