Agron Bylykbashi i bashkohet Listës Kampione me numrin 7: “Mbështetje për Ramiz Lladrovcin dhe drejtësinë e vërtetë”

Agron Bylykbashi ka shpallur publikisht vendimin e tij për t’iu bashkuar Listës Kampione 101 me kryetar Ramiz Lladrovcin. Ai tha se ky vendim vjen nga dashuria që ka për komunën, qytetarët dhe vizionin e kryetarit aktual.

“Qëllimi im është të ndihmoj në ndërmarrjet e mira në dobi të qytetarëve. Vij nga një familje tradicionale që gjithmonë ka pasur dashuri për familjen, shoqërinë e atdheun, një familje që u rreshtua në të gjitha kohërat në luftërat për çlirim kombëtar. Edhe në luftën e fundit, me të gjithë vëllezërit, patëm fatin të ndikojmë dhe ta përjetojmë momentin jubilar – lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ai theksoi se liria e vërtetë është ajo që sjell drejtësi dhe se këtë përpjekje e ka parë tek kryetari aktual, Ramiz Lladrovci:
“Kam vërejtur një normë barazie dhe kujdesi për të gjitha shtresat e popullsisë, si dhe një vullnet luftarak për të mbrojtur pronën e qytetarit dhe komunës, sidomos ndaj profiterëve dhe uzurpatorëve.”

Bylykbashi, i cili prej vitesh ushtron profesionin e mjekësisë laboratorike, shtoi se parimi i tij në punë është ndjeshmëria për secilin qytetar.

“Mbështes kryetarin dhe lus të gjithë qytetarët të na bashkohen. Nëse keni vendosur t’i besoni Listës Kampione 101 të Ramiz Lladrovcit, numri im është 7”, përfundoi ai.

#PërDrenasinKampion #Lista101 #AgronBylykbashi7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë