Peshkim sportiv në Vasilevë: Gara memoriale “Dëshmorët e Drenicës” mbahet me sukses

Dje u zhvillua me sukses gara memoriale “Dëshmorët e Drenicës” në Vasilevë, një aktivitet i organizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me pjesëmarrje të madhe të peshkatarëve sportivë.
Në këtë ngjarje morën pjesë tre kryetarë të nderuar: Milaim Vitia, Kryetar i Federatës së Peshkimit Sportiv të Republikës së Kosovës, Florim Kiqina, Kryetar i Shoqatës së Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës, Ramiz Lladrovci, Kryetar i Komunës së Drenasit.
Një falënderim i veçantë iu drejtua z. Florim Kiqina për mirënjohjen e ndarë për z. Ramiz Lladrovci dhe z. Milaim Vitia, si dhe për të gjithë garuesit pjesëmarrës që e bënë garën edhe më të veçantë.
Përveç çmimeve kryesore, u ndanë edhe çmime për pionierë, ku vendin e parë e fitoi Endi Mala (7-vjeç) duke e bërë garën edhe më motivuese për gjeneratat e reja të peshkimit sportiv.
Kjo garë, përveçse promovon sportin e peshkimit, shërben edhe si homazh për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Lavdi Dëshmorëve të Drenicës!