Llapushniku foli: 101 arsye për fitoren e madhe më 12 tetor

Ramiz Lladrovci bashkë me bartësen e listës, Laureta Thaqi, dhe kandidatët e tjerë, u pritën me entuziazëm në Llapushnik, duke rikonfirmuar vizionin “Për Drenasin Kampion” dhe fitoren që po rritet çdo ditë...

Ramiz Lladrovci e cilësoi Llapushnikun si heroik e mikpritës të vizionit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, gjatë një tubimi madhështor ku morën pjesë bartësja e listës Laureta Thaqi dhe kandidatët tjerë të listës së fitores.

“Drenasi është mikpritës, është komunë e qytetarëve të mirë, të urtë e atdhetarë, të dëshmuar në të gjitha fazat e historisë, në zemrën e Kosovës,” tha Lladrovci, duke theksuar se as përçarjet dhe tentativat e kreatorëve të “Dadës Razë” nuk mund të ndryshojnë vullnetin qytetar.

Ai theksoi se tubimet masive që po mbahen çdo ditë janë dëshmia më e fortë se qytetarët dinë t’i dallojnë ata që vërtet përfaqësojnë vlerat e heronjve të luftës dhe paqes.

“Fitorja me 101 arsye është fakt që në të gjitha takimet po rikonfirmohet. Qytetarët e komunës sonë e dinë se përfaqësimi i denjë e i drejtë vjen vetëm përmes vizionit ‘Për Drenasin Kampion’,” shtoi Lladrovci.

Duke e përmbyllur fjalën me mesazhin se “Llapushniku i fitoreve foli, kështu do të jetë edhe më 12 Tetor”, kryetari Lladrovci paralajmëroi vazhdimin e fushatës me të njëjtin ritëm: “Vazhdojmë edhe katër!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë