Mirlinda Dvorani, zëri i Terstenikut në garën për Asamblenë Komunale të Drenasit

Mirlinda Dvorani, e cila garon me numrin 12 në listën e iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (101), është një emër që vjen me një profil të fuqishëm profesional dhe publik. Ajo është Magjistre e Shkencave dhe ka përvojë të gjatë në administratë dhe institucione.

Përveç angazhimit profesional, Mirlinda është aktive në jetën publike dhe politike, duke përfaqësuar me përkushtim interesat e qytetarëve. Si asambliste, ajo synon të vazhdojë të jetë zë i fortë për zhvillimin e Drenasit, duke e bërë Terstenikun dhe të gjithë komunën një vend më të mirë për të jetuar dhe investuar.

E bijë e një veterani të UÇK-së, Mirlinda mbart në vete edhe krenarinë e brezit që luftoi për liri. Përvoja e saj profesionale dhe përkushtimi për qytetarët e bëjnë një përfaqësuese të denjë dhe të besueshme për Asamblenë Komunale.

101 – Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, zgjidhni numrin 12 për Mirlinda Dvoranin, zërin që sjell bashkë vizionin, profesionalizmin dhe përkushtimin për komunën e Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë