PDK shton ‘presionin’ në Drenas: Nga selia në Prishtinë njoftim edhe për aktivitet partiak në fshat

Partia Demokratike e Kosovës ka hedhur gjithë “arsenalin” e saj politik në Drenas për ta “luftuar” kryetarin aktual, Ramiz Lladrovci.
Sot selia qendrore e PDK-së në Prishtinë u ka dërguar të gjitha mediave një njoftim për një aktivitet partiak që do të mbahet në një fshat të Drenasit.
Ky veprim nuk është praktikë e zakonshme e PDK-së, pasi zakonisht njoftimet e tilla dërgohen vetëm për tubime në nivel komune.
Ky hap shihet si tregues se situata në terren nuk është në nivelin e dëshiruar për PDK-në dhe se kërkohet angazhim më i madh për të ndryshuar balancat.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse mobilizimi i udhëhequr nga qendra do të arrijë të ndikojë në qëndrimin e drenasasve përballë garës zgjedhore.