Llapushniku në zi/ Varrosen bashkëshortët që humbën jetën në aksident, lutje për shpëtimin e djalit të tyre 19-vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka goditur fshatin Llapushnik, pasi dy bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi humbën jetën në një aksident trafiku mbrëmjen e kaluar, transmeton portali DrenicaOnline.
Sot, qindra banorë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ndërsa gjithë fshati është bashkuar në lutje që djali i tyre 19-vjeçar, i cili mbeti rëndë i lënduar në aksident, të arrijë ta fitojë betejën për jetën.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë–Pejë, në Llapushnik./DrenicaOnline/