Rrjetet sociale janë ndezur pas një reagimi të reperit Don Xhoni, pas deklaratave të Jozit, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, i cili kishte thënë: “Loredana është duke u shoqëruar me një shoqëri të keqe.”.
Kjo deklaratë është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Don Xhonit, veçanërisht në një moment kur po qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme mes tij dhe Loredanës.
Megjithatë, Don Xhoni nuk ka mbetur i heshtur. Ai ka reaguar me një InstaStory, ku ka postuar frazën:
“Na ishte se ç’na ishte”.
Kjo shprehje duket si një përgjigje thumbuese ndaj komenteve të Jozit, duke lënë të kuptohet se këto thashetheme dhe komente nuk e shqetësojnë reperin, dhe se “koha e tij tashmë ka ikur”, duke nënkuptuar se Jozi është tashmë pjesë e të kaluarës së Loredanës.