Bashkimi i Shyhretës dhe Mahmutit ndez skenën

Dy prej emrave më të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare, Shyhrete Behluli dhe Mahmut Ferati, janë rikthyer para publikut me një performancë që rrëmbeu zemrat e të pranishmëve.

Të njohur për duetet e shumta dhe hitet që i kanë bërë bashkë prej vitesh, dyshja mori pjesë në një dasmë së fundmi, ku atmosfera arriti kulmin me zërat e tyre të fuqishëm dhe prezencën skenike.

Pavarësisht se nuk është konfirmuar ndonjë projekt i ri muzikor nga ta, prezenca e tyre nëpër dasma e evente të ngjashme vazhdon të jetë e fuqishme.

Dyshja ikonike mbetet ndër më të kërkuarit në çdo cep ku ka shqiptarë, duke mbajtur të gjallë muzikën tradicionale në çdo paraqitje.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë