Njoftim nga Komuna e Drenasit: Fillon sezona e ujitjes për vitin 2025

Komuna e Drenasit njofton të gjithë fermerët dhe agrobizneset se ka filluar sezona e ujitjes së kulturave bujqësore për vitin 2025, e realizuar nga kompania Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A.

Ftohen të gjithë ata që kanë parcela të mbjella në sistemin e ujitjes të kësaj ndërmarrjeje në territorin e Komunës së Drenasit, që të paraqiten në Njësinë Punuese në Komoran për të kontraktuar ujitjen.

Përfituesit do të kenë mbështetje nga Komuna e Drenasit për subvencionimin e ujitjes, si dhe shërbime cilësore nga N.H. “Ibër-Lepenc” Sh.A.

Dokumentet e nevojshme për kontraktim janë:

Fletë posedimi
Kopje e letërnjoftimit
Për tokat bujqësore shoqërore – kontrata me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Për më shumë informacion, fermerët dhe agrobizneset mund të drejtohen në Njësinë Punuese në Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë