Fillojnë punimet në shenjëzimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët se pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – konkretisht në Departamentin e Menaxhimit të Rrugëve, janë marrë vendime të rëndësishme për ndërhyrje në disa rrugë kryesore që lidhin komunën tonë me komunat përreth.
Ndër rrugët kryesore të diskutuara ishin:
Drenas – Carralevë Drenas – Skënderaj Drenas – Guri i Plakës Drenas – Kroi i Mbretit Arllat – Malishevë
Nga ana e Komunës së Drenasit, janë paraqitur kërkesa konkrete për:
Mbylljen e gropave dhe rregullimin e sipërfaqeve të dëmtuara Shenjëzimin horizontal dhe vertikal, sidomos në afërsi të shkollave, në udhëkryqe dhe në rrethrrotullimin në qendër të qytetit Mirëmbajtjen e mbikalimeve dhe nënkalimeve në Autoudhën “Ibrahim Rugova” Rregullimin e fugave të dilatimit në mbikalimin në Komoran Zgjidhjen e qasjes së rrugës nga shkolla “Hasan Prishtina” në Llapushnik në autoudhë Kategorizimin e rrugëve Drenas – Guri i Plakës dhe Drenas – Kroi i Mbretit për mirëmbajtje sezonale
Lajm i mirë për qytetarët:
Punimet për shenjëzim dhe mirëmbajtje kanë filluar dhe aktualisht janë duke u realizuar në rrugët “Ajet Kukiqi” dhe “Jasharëve”, si pjesë e angazhimeve të dakorduara.
Deri tani janë realizuar këto punime:
Rehabilitimi i gropave në segmente të caktuara të rrugëve Pastrimi i mbikalimeve dhe nënkalimeve Vendosja e shenjave vertikale në zonat e identifikuara
Ndërsa sot po vazhdohet me:
Vendosjen e shenjave horizontale në rrugët përkatëse
Departamenti përkatës i Ministrisë është zotuar se:
Punimet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në përfundimin e të gjitha segmenteve të identifikuara Kërkesat e Komunës do të trajtohen me prioritet
Komuna e Drenasit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.