Konkurs pune në Drenas: aktiv HOME shpall 10 vende të lira pune

Kompania aktiv HOME ka shpallur konkurs për dhjetë vende të lira pune në pikën e saj shitëse aktiv HOME 1, e cila ndodhet në Drenas, rruga Jasharajve, nr. 27.

Pozitat e hapura janë si më poshtë:

1. Sektorist – 9 vende të lira pune, të ndara sipas këtyre sektorëve:

Sektori Elektrikë

Sektori Vegla pune

Sektori Sanitari

Sektori Ngrohje

Sektori Meremetim

Sektori Ujësjellës

2. Pranuës malli – 1 vend i lirë pune

Kualifikimet e kërkuara:

Përvojë pune në shitje (përparësi)

Përgjegjësi për sektorin përkatës

Aftësi të mira komunikuese

Ambicie dhe motivim në punë

Çfarë ofron kompania:

Pagë konkuruese

Shujtë ditore

Ambient të këndshëm pune

Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional

Aplikimi:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: punesim@aktivhome.com
Në subjekt të emailit, duhet të ceket pozita/sektori për të cilin aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është data 14.05.2025.

Mos e humbni këtë mundësi për t’u bërë pjesë e ekipit të aktiv HOME në Drenas!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë