Sala Jashari e PDK-së: 11 herë heshtje për 11 shkelje! Kaosi në Kuvend po thellohet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohen seancat konstituive të Kuvendit, duke theksuar se për të 11-ën herë me radhë janë shkelur rregullat pa asnjë reagim nga kryesuesi i seancës, transmeton DrenicaOnline.

“11 herë heshtje për 11 shkelje! Edhe sot, për të 11-ën herë me radhë, u shkelën rregullat në seancën konstituive. Kryesuesi i seancës, për të 11-ën herë, zgjodhi të injorojë skenarin dhe rregulloren që ishte paraparë të ndiqej”, ka shkruar Jashari.

Ajo thotë se kjo mospërfillje po thellon kaosin në Kuvend dhe se nëse të gjithë do të vepronin në këtë mënyrë, mosrespektimi i rregullave do të bëhej normë. Si bashkëkryesuese, ajo thekson se ka zgjedhur “rrugën e vështirë” – respektimin e rregullave që i japin kuptim institucionit të Kuvendit.

“Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë do të silleshim njësoj, duke mos i përfillur rregullat?”, pyet Jashari, duke ngritur shqetësimin për standardin institucional që po vendoset me këto veprime./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë