Vajza nga Drenasi goditet me gur në kokë derisa po udhëtonte me tren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Grabovc, ku një pasagjere është lënduar rëndë pasi u godit me gur në kokë nga persona të panjohur, teksa ndodhej në një tren në lëvizje.

Viktima është Sh.Tahiraj, 27 vjeçare nga Terdeci i Drenasit, e cila është dërguar në QKMF Drenas për trajtim.

Policia dhe autoambulanca kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë