Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, nga i cili humbi jetën një grua dhe u lënduan tre persona të tjerë.

Aksidenti ndodhi më 30 prill 2025, rreth orës 13:00, kur dy vetura u përplasën mes vete, duke shkaktuar lëndime trupore te dy burra dhe dy gra. Njëra nga pasagjeret, femër kosovare, nuk i mbijetoi plagëve dhe vdiq në Spitalin e Mitrovicës. Ndërsa njëri nga shoferët u dërgua me urgjencë në QKUK, të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Sipas raportit shtesë të Policisë, më 1 maj 2025 është arrestuar shoferi i dyshuar, shtetas kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij do të zhvillohen procedurat hetimore në lidhje me shkaktimin e aksidentit me pasoja fatale. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë