Haradinaj optimist se opozita mund ta bëjë qeverinë: Kryeministër Hamza ose Abdixhiku

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se mund të formohet një qeveri nga partitë që deri vonë ishin në opozitë.

Haradinaj tha se kryeministër do të mund të bëhej Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, se ka më shumë vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe ia propozojnë Lumir Abdixhikun, për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj në Kanal 10.

Ai tha se do të ishte pro formimit të një qeverie nga këto parti dhe se nuk do të kishte ndonjë kërkesë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë