Tragjedi në Skenderaj/ Dyshohet për vdekjen e një nxënësje të klasës së 10-të

Një adoleshente nga Skënderaj, dyshohet se ka humbur jetën.
Rastin e ka njoftuar një lexues për klankosova.tv në kushte anonimiteti, që sipas tij është nxënëse e klasës së dhjetë.
DrenicaOnline ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare mbi rastin.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së saj, megjithatë, sipas dëshmitarëve dyshohet të ketë rënë nga ballkoni, derisa policia janë parë në vendin e ngjarjes.