Policia njofton për një rast kanosjeje në Skenderaj

Një rast kanosjeje është raportuar të ketë ndodhur më 16 prill 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas njoftimit, ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se është kanosur nga dy persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar./DrenicaOnline/