Norvegjia ndërton tunelin më të thellë në botë – Ardian Gara nga Kishnareka e Drenasit pjesë e projektit gigant

Norvegjia ka nisur ndërtimin e tunelit më të gjatë dhe më të thellë në botë nën det, Rogfast, që do të ketë një gjatësi prej 26.7 kilometrash dhe thellësi deri në 390 metra.

Ky projekt madhor, i cili pritet të përfundojë në vitin 2033, do të shkurtojë me 40 minuta kohën e udhëtimit mes dy qyteteve të mëdha, Stavanger dhe Bergen.

Tuneli është pjesë e autostradës E39 dhe do të zëvendësojë kalimet me traget në bregun perëndimor të Norvegjisë.

Një lajm i veçantë është se në këtë projekt futuristik është i përfshirë edhe Ardian Gara, një inxhinier i njohur nga fshati Kishnarekë i Drenasit.

Gara është kosovari i vetëm që merr pjesë në ndërtimin e këtij tuneli monumental, duke kontribuar në një nga projektet më ambicioze inxhinierike të kohës.

Ky angazhim i Ardian Garës është një shembull i jashtëzakonshëm i aftësive dhe mundësive që ofron Kosova në fushën e inxhinierisë ndërkombëtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë