Vushtrria i jep lamtumirën veprimtarit Nuredin Gubetini – ishte dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”

Sot është varrosur veprimtari i shquar dhe veterani i arsimit nga Vushtrria, Nuredin Gubetini, i cili u nda nga jeta pas një jete të tërë në shërbim të dijes dhe kombit, transmeton DrenicaOnline.
I ndjeri ishte dekoruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me dekoratën “Urdhëri i Lirisë”, për kontributin e tij të çmuar për vendin.
Lajmin për ndarjen nga jeta e Nuredin Gubetinit e bëri të ditur djali i tij, Shqiptar Gubetini, i cili njoftoi edhe për ceremoninë mortore që u mbajt sot në Vushtrri.
Nuredin Gubetini do të mbahet mend si një njeri i përkushtuar ndaj arsimit dhe si një veprimtar që dha shumë për kombin dhe lirinë. Kujtimi për të do të jetojë gjatë në zemrat e atyre që e njohën dhe e çmuan.