Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar, i cili shihet në një fotografi të publikuar nga autoritetet.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është i përfshirë në veprën penale “lëshim i çeqeve pa mbulesë”.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij personi, të kontaktojnë në numrin 192 ose të dërgojnë email në info@kosovopolice.com.

Çdo informatë do të trajtohet me konfidencialitet të plotë, thuhet në fund të njoftimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë