Dështon konstituimi i kuvendit

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. E gjithë kjo erdhi pasi që nuk u votua Komisioni për verifikimin e mandateve i cila nuk mori vota të mjaftueshme.
Kryesiuesi i seancës Avni Dehari tha se detyrohen ta ndërprejnë seancën.
“Në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe ta njoftojmë presidenten me anë të një letre, se si do të veprojmë në të ardhmen”, tha ai.
Ndryshe me 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenime, Komisioni për verifikimin e mandateve nuk ka kaluar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet sot.
Kjo seancë u bllokua me fillim në votimin e këtij raporti nga AAK, LDK e PDK të cilët votuan kundër këtij raporti.