Behrami: Qëndrimet e PDK-së janë të ditura, nuk votojmë një kryeparlamentar nga VV-ja

Sot me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë hyrjes në Kuvend Artan Behrami nga rradhët e PDK-së, konfirmoi edhe njëherë qëndrimet e partisë që përfaqëson.
Ai theksoi se PDK-ja nuk e voton sot një kryeparalamentar nëse është nga Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.
“Gjithçka gati për të bërë betimin, por qëndrimet e PDK-së janë të ditura të njohur dhe të komunikuara nga kryetari Memli Krasniqi”.
Qëndrimi i PDK-së ka qenë që ne nuk e votojmë një kryeparalamnetar që vjen nga rradhët e Vetëvendosjes dhe ky mbetet qëndrimi jonë”, tha Behrami në një prononcim për Klan Kosova.