Ndjekja policore, dy vajza trazuan kryeqytetin (VIDEO)

Zyrtarët policor u angazhuan edhe hetimin e një rasti në të cilin mbeti e lënduar një kolege e tyre gjatë orarit zyrtar të punës.

Policia me katër vetura u vu pas një veture në të cilin ishin dy vajza, njëra 25-vjeçare dhe tjetra e mitur. Ato ishin përleshur me tri vajza të tjera në një klub nate në kryeqytet, para se të ndiqeshin nga policia.

Ato ishin në arratisje për më shumë se një orë. E përpos që nuk u ndalën për t’u identifikuar, ato kryen edhe një tjetër vepër penale në trafik, duke e goditur zyrtaren policore.

Pas organizimit të madh që iu desh ta bënin policët, e arrestuan vozitësen, të cilën e ndaluan për 48 orë e pasagjeren që e liruan për shkak të moshës së mitur.

Ndërsa  veturën, ua sekuestruan, dënimi për të akuzuarën mund të jetë goxha i rëndë.

Policia nuk ka dhënë informacion nëse e dyshuara është liruar pas ndalimit 48 orësh, apo ka vazhduar të mbahet me procedurë tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë