Belaja për 3 metra tokë në Arllat: “Tre fishekë i ka shprazë, ec banu prej këtu!” (VIDEO)

Për planin e shtëpisë kishin angazhuar arkitekt, andaj edhe dimensionet i kishin të qarta.

Por, me vendosjen e themelit, ato u devijuan.

Sabit Bujupi kishte planifikuar ta ndërtonte shtëpinë në fshatin Arllat të Drenasit.

Ndërtimin ia kishin besuar kushëririt të tij, Mehmet Bujupit, të cilin e kishin marrë si mjeshtër sa herë që kishin nevojë të ndërtonin objekte të tilla.

Bashkë me vëllain e tij, Bajramin, kishin rënë dakord që shtëpia të kishte 140 metra katrorë.

Mirëpo, ato devijuan kur nisën punimet, në fillim të majit të vitit 2022.

Sipas Bajram Bujupit, pa i pyetur fare, Mehmeti i vendosi themelet për 27 metra katrorë më shumë se ç’ishte planifikuar.

Andaj, nisja e themelit të shtëpisë nxehu gjakrat mes kushërinjve.

Sipas tij, Mehmeti mori mjetet e punëtorët dhe iku pa u kusurit, derisa për ditë të tëra vëllezërve Bujupi nuk ua kishte hapur as telefonin.

Për të u përgjigj vëllai i tij Izeti, i cili u kishte thënë kushërinjve se çdo dëm të shkaktuar nga Mehmeti do t’ua paguante.

Dëmi i shkaktuar nga Mehmeti, sipas tyre, kushtoi 1 mijë e 327 euro.

Madje po të llogariteshin në detaje, shuma sipas tyre, do të kalonte 7 mijë euro.

Por, kaluan dy muaj dhe borxhi mbeti pa u larë.

Kështu, më 11 korrik 2022, në ditën e tretë të Bajramit, Sabiti e Bajrami shkuan te babai i Mehmetit, Murati – për t’u marrë vesh për borxhin.

Në sokakun e shtëpisë së “Bujupve t’naltë” u takuan kushërinjtë.

Mirëpo, nga ky takim për pak sa nuk u derdh gjaku.

I mpirë e i shokuar kishte mbetur edhe Sabiti kur thotë se e kishte parë se drejt vëllait të tij ishte drejtuar arma nga kushëriri, Mehmeti.

Ai është i bindur se i ka parë me sytë e tij që në tokë kanë rënë 3 fishekë nga arma.

Përplasja mes kushërinjve ka lënë gjurmë të thella te familja Bujupi.

E për ta, nëse drejtësia nuk vendoset, atëherë drejtësinë do ta marrin vetë në dorë. /Klankosova.tv

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë