Vetura shënjestër e hajnave në Drenas – vjedhin pasaportë dhe sende tjera

Një qytetar nga Drenasi ka raportuar në polici një rast të vjedhjes që ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:15, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë thyer dy xhama të veturës së tij dhe nga aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme, përfshirë edhe pasaportën e bashkëshortes së tij.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe hetimet janë në vazhdim.
Policia u bënë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarve./DrenicaOnline/