Ekipa Emergjente nga Drenasi shpëton jetën e pacientes 20-vjeçare në sekondat e fundit

Një ngjarje suksesi ka ndodhur sot.
Ekipa Emergjente nga Drenasi shpëton jetën e një paciente të re 20-vjeçare në momentet e fundit, transmeton portali DrenicaOnline.

Pas një gjendje kritike, ku 20-vjeçarja kishte rrezik të madh për jetën, ndërhyrja e doktorëve dhe infermierëve ishte e shpejtë dhe vendimtare duke mundësuar stabilizimin e gjendjes së saj dhe rikthimin e funksioneve vitale.

Përmes një trajtimi të shpejtë dhe profesional, ekipa emergjente ndërmori masat e duhura për të shpëtuar jetën e pacientes, duke përdorur metoda mjekësore, përfshirë administrimin e medikamenteve të nevojshme për të stabilizuar gjendjen e saj.

Ky veprim heroik i ekipes emergjente ka ngjallur një ndjenjë të madhe mirënjohje në komunitetin e Drenasit, duke e bërë atë një shembull të përkushtimit dhe profesionalizmit në mjekësi.

Ky rast është një dëshmi tjetër e rëndësisë së ndërhyrjeve të shpejta dhe të koordinuara në kujdesin parësor shëndetësor dhe rëndësinë e mjekëve që janë gjithmonë të gatshëm të veprojnë në situata të jashtëzakonshme.

Në foto: Dr. Shkelqim Tahiraj, Dr. Rilind Metaj, Inf. Valbone Istogu, Inf. Arlinda Dvorani dhe Inf. Blinere Bytyqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë