Ky është burri që u gjet i vdekur te Ferronikeli

DrenicaOnline raportoi sot në mëngjes se një person është gjetur i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

Siç merret vesh sinjali i vdekur ka mbetur Asllan Zogaj, 62 vjeçar nga Novosella e Malishevës.

Pas ndihmës së parë në vendngjarje, ai është transportuar në spital, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit rasti është hapur si “Hetim mbi Vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë