Valmir Elezi nga SHBA: Kosova një histori suksesi në politikën ndërkombëtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vizituar dy nga institucionet më të rëndësishme të politikës amerikane, Shtëpinë e Bardhë (White House) dhe Capitol Hill, transmeton portali DrenicaOnline.

Përmes një postimi, Elezi ka ndarë emocionet e tij nga kjo vizitë, duke kujtuar rolin e këtyre institucioneve në mbështetjen e Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Është jashtëzakonisht emocionuese t’i vizitosh këto vende, ku, në një kohë jo shumë të largët, çështja e Kosovës u bë pjesë e agjendës në politikën ndërkombëtare. Historia na ka mësuar, veçanërisht neve shqiptarëve, se sa e vështirë është të të dëgjohet zëri në një botë të ndërlikuar të marrëdhënieve ndërkombëtare,” ka shkruar Elezi.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të Open World Program, organizuar nga Congressional Office for International Leadership./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë