Shoqata “Bereqeti” në Drenas lumturon një familje në nevojë me renovimin e shtëpisë

Fushata e bamirësisë e Shoqatës “Bereqeti” në Drenas, ka sjellë gëzim dhe siguri për familjen Kastrati nga fshati Nekoc, duke i mundësuar një shtëpi të rinovuar plotësisht.
Kjo vepër e madhe u realizua falë zemërgjerësisë së donatorëve nga diaspora: Valdet Berisha, Nagim Kadriu dhe Avni Dervishi, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet në nevojë.
Kjo është tashmë shtëpia e tretë e përfunduar nga ky grup donatorësh, duke dëshmuar përkushtimin e tyre për të ndihmuar familjet nëvojtare.
Shoqata “Bereqeti” në Drenas, falënderon të gjithë ata që ndihmojnë në realizimin e këtyre projekteve dhe lutet që Zoti t’i shpërblejë donatorët me të mirat e Tij në këtë botë dhe në Ahiret.