Rshje shiu, por edhe intervale me diell sot

Reshje më intenzive shiu pati gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Reshjet e shiu pushojnë paradite, kur shfaqen kushte edhe për ca intervale me diell.

Mirëpo gjatë pasdites mund të zhvillohen reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 9C, e maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 12C e 15C, njofton Mendimi për Motin.

Reshje lokale shiu të shoqëruara me ndonjë bubullimë po priten ditëve të fundjavës. Nuk do të mungojnë intervalet me diell. Temperaturat luhaten përreth normaleve deri në 13C e 15C. Nga dita e hënë më shumë vransira, e sërish priten mundësi për reshje më të vazhdueshme shiu. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 8C e 10C. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 6C

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë