Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Të premten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenas, e treta për vitin 2025 me gjithsej 10 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, ndërsa në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin;
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal i dt. 28.02.2025.
2. Draft-propozim për ndryshim-plotësim të rregullores, për taksa, tarifa, ngarkesa, dhe gjoba 02 nr.400/03-62198 datës 28.12.2023.
3. Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për pronën komunale: P-70315035-00848-0, në Krajkovë, me sipërfaqe 130000 m2.
4. Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për pronën komunale: P-70310053-00539-0, në Negroc, me sipërfaqe 109084 m2.
5. Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për pronën komunale: P-70315035-00913-0, në Krajkovë me sipërfaqe 92000 m2.
6. Raport për implementimin e rekomandimeve të Raportit të auditimit me temë: Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin fiskal 2023;
7. Raporti vjetor i KRM “ Pastrimi “ për vitin 2024.
8. Raporti vjetor i NPL “Stacioni i Autobusëve-Drenas”
9. Propozim vendim për plotësim ndryshimin e rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të bizneseve në Komunën e Drenasit
10. Të ndryshme.