Skenderaji bëhet për herë të parë me një notere

Ministria e Drejtësisë ka emëruar Blerta Dobra – Geci si notere për territorin e Komunës së Skenderajt, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas vendimit të nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo do të fillojë ushtrimin e detyrës më 7 prill 2025, dhe është e para në komunën e Skenderajt.
Në bazë të vendimit, noterja është e obliguar të fillojë detyrën në datën e caktuar, ndërsa dokumenti ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
Ky emërim pritet të ndikojë pozitivisht në shërbimet ligjore për qytetarët e Skenderajt, duke lehtësuar procedurat administrative dhe juridike në këtë komunë./DrenicaOnline/