‘O Xux a je mirë’, banori i BBVK3 në vendin ku u plagosën dy persona

Plagosje me armë në Prishtinë – në vendngjarje shihet edhe Xuxi, personazhi i njohur nga Big Brother
Një incident me armë zjarri ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e 25 marsit, në rrugën “Bajram Kelmendi”, ku dy persona mbetën të plagosur. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, njëri nga të dyshuarit për plagosjen është Alban Gashi, ndërsa ndër të plagosurit është identifikuar 41-vjeçari Miftar Miftari.
Të dyshuarit dhe viktimat raportohet se ishin fqinj dhe ndodheshin në të njëjtën kafene në lagjen e njohur si “te 4 Llullat”, kur ndodhi përplasja që çoi në përdorimin e armës.
Detaj interesant nga vendngjarja është prania e Xuxit, personazh i njohur nga formati televiziv Big Brother. Në një video që po qarkullon në rrjet nga Demos, dëgjohet një zë që thërret “O Xux, a je mirë?”, duke sugjeruar se ai ka qenë prezent gjatë ngjarjes dhe mund të ketë qenë dëshmitar i saj.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Gjendja e të plagosurve nuk është bërë ende e ditur në mënyrë zyrtare.
KLIKO PËR VIDEON