E rëndë: Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë, zbulohet identiteti i tij

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku u raportuar për dy të plagosur të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali njëri nga të plagosurit nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ai siç merr vesh portali është: Naser Gashi ndërsa i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.
Ndërsa i plagosuri tjetër është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.
I dyshuari siç merr vesh Gazeta Sinjali ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme Miftar Miftarin.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.