Selim Pacolli për marrëveshjen trilaterale: “Një hap i rëndësishëm përballë superioritetit serb”

Politikani dhe afaristi i njohur, Selim Pacolli, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen trilaterale mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke e vlerësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm, edhe pse të vonuar, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas Pacollit, kjo marrëveshje ka arritur qëllimin e saj dhe ndihmon në zbehjen e ndjenjës së superioritetit të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.
Ai ka kritikuar Beogradin për strategjitë e tij politike, duke theksuar se Serbia ka përdorur vazhdimisht rolin e viktimës, fuqisë dhe lojalitetit ndaj Rusisë për të shantazhuar BE-në, OKB-në dhe NATO-n.
“Tani, kur duhet të ballafaqohet me një realitet të ri në terren, ajo dridhet si ‘zorra n’ prush’!” – ka përfunduar Pacolli./DrenicaOnline/