Një 19 vjeçar i vrarë nga të shtënat me armë në Vushtri, i dyshuari në kërkim

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka marrë nag të shtënat me armë të dielën në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se viktima është kosovar rreth mohës 19 vjeçare.
“Sonte, rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë ai.