I mituri sulmon bashkëmoshatarin me mjet të fortë në Nekoc, arrestohet nga policia

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Nekoc të Drenasit, ku një i mitur ka sulmuar me mjet të fortë një tjetër të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2025, rreth orës 23:00, kur i dyshuari ka sulmuar viktimën, i cili më pas ka marrë tretman mjekësor për lëndime trupore.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë